Arkevo Info

Video Reklamimi

Videot Reklamuese ndihmojnë për të shpjeguar konceptin e brandit tuaj, për të shitur produktet dhe për të fituar vëmëndjen e konsumatorit!

Video Reklamimi

Videot Reklamuese ndihmojnë për të shpjeguar konceptin e brandit tuaj, për të shitur produktet dhe për të fituar vëmëndjen e konsumatorit!

Video reklamimi në marketingun digjital

Videot ndihmojnë në nënvizimin e pikave kyçe të kompanisë ose produktit tuaj në një mënyrë të thjeshtë dhe efektive. Nëse qëllimi juaj është të shisni një produkt, të shpjegoni një koncept ose ide tek një audience e madhe, videot e animuara janë një mënyrë e sigurt për ti mbajtur konsumatorët të angazhuar dhe të interesuar për atë që po thoni. Duke përdorur reklamat në një formë më kreative, bizneset mund të lënë një përshtypjeje të drejtpërdrejtë tek klientët e rinj aktualë dhe potencialë.

Ekspertët e grafikës në Arkevo ofrojnë shërbime të nivelit profesional në redaktimin dhe krijimin e videove promocionale. Fokusi ynë ka qenë gjithmonë të ofrojmë cilësi maksimale, me krijimin e planeve fleksibël që përputhen me buxhetet e klientëve tanë. Pavarësisht nga lloji i kategorisë së biznesit tuaj, aftësia dhe mjetet e redaktimit që ofron ekipi ynë do të bëjnë të mundur të krijojnë përmbajtjen më të mirë të mundshme për çdo video.

Ne zotërojmë ekspertë dhe njohuri maksimale për të gjitha llojet e softuerëve në montimin dhe redaktimin e videove dhe jemi gjithmonë të përditësuar me teknikat dhe tendencat më të fundit të krijimit të videove trend. Kompania jonë mund të kthejë çdo lloj filmim në një video me potencial të shkëlqyer, gjithmonë bazuar në kërkesat dhe dëshirat tuaja.

Rëndësia e reklamimit me video

Efikase
Në vend që individët të shpenzojnë shumë kohë duke u përpjekur të shpjegojnë se si funksionon diçka rreth produktin ose shërbimin e tyre të ri, një video e animuar mund të arrijë të njëjtin rezultat në më pak se një minutë. Animacionet e bëjnë të mundur këtë, siç e tham, ato janë të thjeshta, tërheqëse dhe të personalizueshme.
Thelbësore
Nëse keni një koncept, produkt ose shërbim të cilin dëshironi ta promovoni në tregun digjital, sigurisht që duhet të merrni parasysh reklamimin me video të animuar. Gragik=t ton= në Arkevo do të krijojn= video profesionale, të aftë për të përcjellë mesazhin e duhur tek audienca në nivel profesional!

Shërbimet e reklamimit të videove

Redaktimi i videos

Ne mund t’i personalizojmë videot tuaja të animuara duke shtuar ose hequr çfarëdo pjese që ju dëshironi. Ju ndihmojmë të realizoni videon e kërkuar duke ju dhënë sugjerime të ndryshme mbi shtimin e një teksti ose muzike shoqëruese. Mund të realizojmë video të ndryshme duke krijuar video-montazhe të llojeve të ndryshme.

Slideshow

Qëllimi ynë është të krijojmë një slideshow fotografish që pasqyron personalitetin dhe stilin e biznesit tuaj. Ne nuk përdorim modele të paracaktuara për shërbimet tona të krijimit slideshow, por realizojmë çdo element nga e para duke e bërë sa më individuale e duke i kushtuar vëmendje të veçantë preferencave tuaja. Ne i vendosim fotot tuaja në përshtatje me muzikën e më pas shtojmë efekte interesante, të përshtatshme për subjektin, pa e tejkaluar vlerën e vetë fotove. Ju mund të personalizoni më tej slideshow me tituj të ndryshëm sipas dëshirës tuaj.

Video komerciale

Ne synojmë të krijojmë videon komerciale që promovon produktin, shërbimin ose markën tuaj. Video të këtilla do të shpërndahen tek një audiencë e madhe dhe do të mbështeten nga sponsora mediatike. Qëllimi i një reklame video është të rrisë ndërgjegjësimin, të marrë drejtime të reja, të ushqejë ato ekzistuese dhe të rrisë audiencën.