Dizajne për Print
Modelet e dizajnit të aplikuara sigurojnë njohjen e kërkuar të brandit duke krijuar një memorie të qartë në kujtesë!
Dizajne për Print
Modelet e dizajnit të aplikuara sigurojnë njohjen e kërkuar të brandit duke krijuar një memorie të qartë në kujtesë!
Dizajnet për print në Arkevo Group
Broshura
Broshurat janë ndër mjetet më të gjithanshme që mund të përdorni për të informuar klientët për produktet ose shërbimet tuaja. Ju mund të krijoni versione të printuara dhe digjitale të broshurave të njëjta. Dyqanet dhe zyrat që disponojnë një trafik të madh klientësh shpesh kanë broshura me informacione për produkte të ndryshme në pjesën e përparme të dyqanit ose në dhomën e pritjes. Tregtarët gjithashtu marrin broshura në qëndrat tregtare me qëllim prezantimin dhe shpërndarjen e tyre tek klientët ose bashkëpunëtorët e mundshëm.
Katalogjet
Katalogët prezantojnë ide të reja. Ato krijojnë ndërgjegjësim dhe frymëzojnë konsumatorët të blejnë përmes kanaleve të ndryshme. Statistikat tregojnë se katalogët janë më të suksesshëm kur përfshihen në një fushatë marketingu, për t'i shtyrë klientët në faqet e tregtisë elektronike e për të optimizuar blerjet.
Studimet tregojnë se katalogët që përfshijnë përmbajtje më të qartë në shprehjen e personalitetit të brandit kanë potencial më të lartë për të rritur shitjet. Krijuesit e përmbajtjes në Arkevo Group do t'i ndihmojnë klientët e biznesit tuaj të afrohen sa më lehtë me brandin e të kenë informacionin e duhur rreth biznesit tuaj. Dizajnerët tanë do të zgjedhin imazhet më të mira për të plotësuar përmbajtjen dhe për të dhënë formën përfundimtare të katalogut tuaj.
Postera
Posterat ndërtojnë njohjen e brandit tuaj. Kur posterat shfaqin ngjyrat dhe logon e firmës e bën më të lehtë për klientët ta njohin atë më nga afër. Posterat efikas që përdorin dizajnet grafik bashkohorë do të lënë një përshtypje të qëndrueshme në memorien e klientëve dhe do t'u tregojnë atyre se biznesi juaj është profesional. Pasi posterët të kenë rrëmbyer me sukses vëmendjen e turmës, konsumatorët mund të shkëmbejnë mendime dhe ide në lidhje me mesazhin në poster dhe të shfrytëzojne një kohë të gjatë diskutimi mbi elementët bazë të biznesit tuaj.
Grafik dizajnerët tanë do të sygjerojnë modele të ndryshme e do të krijojnë kombinimin e duhur të posterave duke synuar të tërheqin në mënyre të menjëherëshme vëmendjen e klientëve në mënyrë që të ofrojnë një shërbim të shpejtë e efikas.
Fletëpalosje
Fletëpalosjet janë një mënyrë fantastike dhe e gjallë për të promovuar biznesin tuaj. Ato mund të ofrojnë përfitime të mëdha për të gjitha llojet e bizneseve. Fletëpalosjet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur ndërgjegjësimin se kush jeni dhe çfarë ofroni, por më shumë se kaq, ato ofrojnë një mënyrë më të lehtë për të kontaktuar me klientët – në veçanti me klientët e rinj.
Ekspertët grafik të Arkevos mund ta ndihmojnë biznesin tuaj të finalizojnë një dizajn dhe format e përshtatshme të fletëpalosjes që ju nevojitet. Dizajni normal i trefishtë mund të mbajë lehtësisht deri në pesë seksione informacioni koncize mbi produktin ose shërbimet.
Dizajni i paketimit
Dizajni i paketimit është procesi i dizajnimit të paketimit të një lloj produkti për të identifikuar dhe shpërndarë në mënyrë të sigurtë atë produkt. Dizajni është një faktor kyç në paketim. Një dizajn cilësor paketimi mund të tërheqë klientët potencial dhe ta veçojë produktin nga konkurrenca. Prania vizuale përfaqëson jo vetëm cilësinë e produktit, por gjithashtu sugjeron personalitetin e tij të qartë – qoftë ai i artistik, autentik apo zyrtar.
Ne do të përpiqemi të transformojmë pamjen e produktit tuaj duke ruajtur identitetin e rrënjëve të tij. Dizajnerët tanë do të përshtatin nuancën dhe formën e duhur të ngjyrave në paketimin e produktit tuaj.
Badge
Badge janë etiketa tekstuale ose grafike që mund t'i përdorni për të shpjeguar artikujt e rinj në dyqanin tuaj, produktet më të shitura, zbritjet ose promovimet aktive, një përdorim të gjerë hasin edhe si identifikues të stafit ose si emërtues të pozicionit të një punonjësi në një kompani të caktuar. Një badge efektiv tërheq vëmendjen e përdoruesve tuaj në mënyrë të menjëherëshme dhe mund të bëjë vërtet një ndryshim esencial kur bëhet fjalë për informacione që kanë të bëjnë me çmimet ose cilësimet e produkteve . Është një mjet profesional dhe fleksibël marketingu nga i cili mund të përfitojë çdo biznes.
Me dizajnerët grafikë të Arkevos do të keni në dispozicion një ekip krijuesish përmes të cilëve mund të ideoni dhe personalizoni çdo lloj badge që lidhet me produktet ose me stafin e biznesit tuaj.
Brandimi i automjeteve
Brandimi i automjetit ndihmon në vendosjen e markës së biznesit tuaj në sytë e një publiku të gjerë dhe rastësorë. Një automjet me brand grafik në pamjen e tij vizuale, shërben si provë që biznesi juaj është profesional. Për më teper parkimi në periferi ju ndihmon të ekspozoni edhe më shumë kompaninë tuaj në zona të ndryshme gjeografike. Grafikat me cilësi të lartë ofrojnë një mundësi unike marketingu për bizneset. Ato janë një nga mënyrat më efektive për të promovuar veten ndaj audiencës së gjërë.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë dizajnesh interesante dhe imazhesh tërheqëse që mund të prezantojnë më së miri biznesin tuaj. Do tju ndihmojmë të gjeni sloganin e duhur që përfaqëson idenë e biznesit tuaj dhe që përshtatet me grafikën e brandit.
Aksesorë për Print
Veshja e aksesorëve të personalizuar me logon e biznesit tuaj mbi to mund të ndihmojë në krijimin e një ndjenje përkatësie midis anëtarëve të stafit tuaj. Brandimi i aksesorëve tuaj mund t'ju ndihmojë në shumë mënyra për të promovuar biznesin dhe për të tërhequr klientë të rinj.
Brandimi i aksesorëve të ndryshëm përcjell një mesazh "unik". Nëse dëshironi një brandim efikas të aksesorëve që tju dallojë nga konkurrenca, bashkëpunoni me ekipin tonë profesionist.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë aksesorësh për print si: Uniforma; Stirolapsa, Projektim Pullash; Dizajn i mbulesës së telefonit; Mbulesa të blloqeve; Çelësat; Etiketat etj.