Arkevo Info

Krijoni reklama në internet për të rritur audiencën e biznesit tuaj!

Krijoni reklama në internet për të rritur audiencën e biznesit tuaj!

Google Ads

Google Ads është programi i reklamave në internet i Google, që ju lejon të krijoni reklama për të arritur audiencën e dëshiruar në produktet dhe shërbimet që ofroni. Platforma Google Ads funksionon në reklamat pay-per-click (PPC), dmth ju duhet të paguani sa herë që një vizitor klikon ads tuaj.

Reklamimi në internet ju lejon t’i shfaqni reklamat tuaja njerëzve që mund të jenë të interesuar për produktet dhe shërbimet tuaja, duke filtruar njerëzit që nuk janë të interesuar.

Ekipi ynë do t’ju japë mundësinë për të arritur tek klientët potencial nëpërmjet pajisjeve të shumta që përdorin duke punuar në reklamat e Google në: desktop, laptop, tablet dhe smartfonë. Në këtë mënyrë ekipi juaj i biznesit mund të gjurmojë lehtësisht nëse njerëzit kanë klikuar reklamat tuaja apo jo.

Benefitet e Google Ads

Synoni reklamat tuaja

Synimi ju jep mundësinë për të shfaqur reklamat tuaja e për të arritur klientë me interesa specifike – domethënë, njerëz që janë të interesuar për produktet dhe shërbimet tuaja – dhe t’u shfaqni atyre reklama përkatëse. Google Ads ofron mënyra të ndryshme të pikësynimit, të cilat duhet ti shqyrtoni më në detaje sipas interesave të biznesit tuaj.

Matni suksesin tuaj

Me Google Ads, nëse dikush klikon reklamën tuaj, do të njoftoheni menjëherë. Nëse ata klikojn reklamën tuaj dhe më pas bëjnë diçka të vlefshme për biznesin tuaj – blenë produktin tuaj, shkarkojnë aplikacionin tuaj ose telefonojn me një porosi – mundet ta gjurmoni këtë veprim gjithashtu. Duke parë se cilat reklama marrin klikime dhe cilat jo, do të shihni më qartë se ku të investoni në fushatën tuaj të ardhshme të reklamave. Kjo, nga ana tjetër, mund të rrisë gjërësisht efikasitetin e investimit tuaj.

Menaxhoni fushatat tuaja

Google Ads ju ofron mjetet e duhura për të menaxhuar dhe monitoruar me lehtësi fushatat tuaja reklamuese.
Nëse menaxhoni shumë llogari të Google Ads, një llogari menaxheriale e qendrës së klientit (MCC) është një mjet i fuqishëm që mund t’ju kursejë kohë, duke ju lejuar të shikoni dhe të menaxhoni me lehtësi të gjitha llogaritë tuaja të Google Ads nga një vendndodhje e vetme.