Arkevo Info

Logot tona promovojnë identitetin e biznesit tuaj!

Logot tona promovojnë identitetin e biznesit tuaj!

Ne dizenjojmë logon e biznesit tuaj

Logoja e duhur thotë gjithçka pa thënë asnjë fjalë. Trasmeton ndjenja besimi, krenari, përsosmëri dhe integritet. Synon të përcjelli një sërë virtytesh dhe ngjall një ndjenjë lidhjeje midis një brandi dhe konsumatorëve. Ajo krijon një lidhje midis një kompanie dhe komunitetit të saj të fansave, miqve, kritikëve, aleatëve dhe mbështetësve. Një logo është thirrëse, ajo vepron si një simbol i suksesit dhe si përkushtim ndaj klientit.

Një logo nuk gjykohet vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga mënyra se si tërheq vëmendjen e konsumatorëve aktualë dhe atyre potencialë. Logot tona janë të thjeshta dhe vetë-shpjeguese, ato tërheqin vëmendjen dhe lënë një përshtypje të fortë tek klienti. Ne do të krijojmë idenë bazë të identitetit të brandit tuaj, në mënyrë që të bëheni të paharrueshëm duke ju evidenciuar nga konkurrentët tuaj.

Rëndësia e logos

Tërheq vëmendjen

Kompanitë sot kanë zakonisht vetëm 2 sekonda kohë për të bindur klientët potencial se produktet e tyre ia vlejn të merren parasysh në krahasim me produktet e konkurrencës së tyre. Në kaq pak kohë duhet dhënë efekti i dëshiruar, për të tërhequr sa më shumë vëmëndjen e konsumatorit. Një logo mund të jetë arma e duhur për të tërhequr vëmendjen e shikuesve dhe të komunikojë vlerat dhe idetë thelbësore në mënyrë interesante.

Është themeli i identitetit
të brandit tuaj

Pikërisht nga ngjyrat, tonet dhe shkronjat përcaktohet historia që po përpiqeni të tregoni, dhe logoja juaj vendos rrëfimin vizual të kësaj historie përpara klientëve tuaj. Logoja do ju përfaqsojë në të gjitha aksesorët e brandit tuaj, të tilla si letrat, kartat e biznesit, faqet landing etj.

Ju evidencon
nga konkurrenca

Logoja e kompanisë i tregon konsumatorëve pse biznesi juaj është unik dhe i dallueshëm nga të tjerët në treg. Mund të ketë rreth 50 kafene në qytetin tuaj, por e juaja është e vetmja që përkushtohet ndaj kualitetit maksimal dhe logoja juaj, estetikisht perfekte, e përcjell këtë gjë. Një logo e dizajnuar mirë mund të komunikojë gjithçka, nga historia e kompanisë deri te misioni i saj përmes vendosjes së duhur të ikonave dhe përdorimit të elementeve grafik të duhur.

Përcjell emocion

Një kompani mund të përdorë gjithashtu elementët e ngjyrave të logove për të krijuar një lidhjeje emocionale ndërmjet produktit dhe klientit. Një kompani që shet lëngje mund të përdorë mangon për të ngjallur ndjenjat e lumtura të pushimeve në vende tropikale, ndërsa një kompani tjetër që shet ora në nivel internacional mund të përdorë ngjyrën e zezë për të përcjellë ndjenjën zyrtare të ngjarjeve dhe eventeve të ndryshme. Nuanca e ngjyrës së gjelbër përshëmbull sugjeron shpesh kohezivitetin dhe harmoninë me ambientin e tokës rreth nesh.

Personalizojeni identitetin tuaj me idenë e një brandi të ri!

Personalizojeni identitetin tuaj me idenë e një brandi të ri!

Branding Biznesi

Marketingu fokusohet në krijimin e strategjive, taktikave, metodave dhe zgjidhjeve për të promovuar shërbimet ose produktet e biznesit tuaj tek klientët potencialë. Sidoqoftë, branding ka të bëjë me krijimin e një lidhjeje midis klientelës së synuar dhe produkteve tuaja. Branding (ose ndryshe markimi) formon në mënyrë aktive identitetin tuaj dhe e veçon atë nga konkurrenca duke lehtësuar pavendosmërinë e blerësit për të zgjedhur shërbimet ose produktet tuaja.

Branding i një biznesi është më i rëndësishëm nga sa mund të mendoni. Mund të duket sikur brandi përbëhet vetëm nga elementë të tillë si logot dhe ngjyrat, por marka juaj është në fakt i gjithë identiteti i biznesit tuaj. Brandi juaj ju jep personalitet!

Branding ka qenë gjithmonë një pjesë jetike e biznesit, por sot është akoma edhe më e rëndesishëm. Nëpërmjet mediave sociale, konsumatorët ekspozohen ndaj markave të reja çdo ditë. Kjo mundëson një alternativë të shkëlqyer për konsumatorët që kanë shumë opsione dhe janë në gjendje të bëjnë kërkime për të gjetur më të mirën.

Kompania jonë ofron teknologjitë më të fundit, ekspertizë të thellë teknike, një ekip dizajnerësh profesionistë grafikë dhe template të cilësisë më të lartë. Ne mund të krijojmë një brand online në Shqipëri ose në destinacionet e tyre dhe të rrisim shitjet tuaja përmes dizajneve cilësore.

Ku qëndron rëndësia e Branding?

Një brand cilësor u tregon klientëve atë që ju bëni

Ndërtoni identitetin tuaj duke vendosur fjalë kyçe që përcaktojnë branding dhe formojnë tonin dhe estetikën e kompanisë suaj. Brandi juaj tregon se kush jeni dhe çfarë ju pëlqen t’u tregoni klientëve tuaj. Çdo biznes i madh duhet të përfaqsohet lehtësisht nga lloji i brandi që ajo përdor.

Brandi ju jep qëllim dhe drejtim

Bizneset shumë të suksesshme kanë misione, vizione dhe vlera të mirë vendosura. Bizneset e vegjël mund të kenë një qasje më të rastësishme, ndërkohë që ende zhvillojnë një grup thelbësor parimesh në përcaktimin e markës ose në vendosjen e qartë të një brandi.
Brandi juaj duhet të përmbushë premtimin që u jep klientit në mënyrë që të arrini të shihni fryte të jashtëzakonshme ndërsa ndërtoni besnikërinë dhe vizionin e biznesit tuaj në bazë të drejtimit që i jepni klientëve tuaj në treg.

Krijon besim

Brandimi kërkon mënyrën e duhur për të fituar dhe mbajtur një nivel të caktuar besimi midis kompanisë dhe palëve të interesuara. Kjo bëhet duke krijuar një premtim realist dhe të arritshëm që pozicionon markën në një mënyrë të caktuar në treg dhe më pas duke e përmbushur atë premtim. nëse ky premtim zbatohet, besimi ndërtohet në mendjet e të dy palëve të interesuara si nga ana e klientit ashtu edhe në përforcimin e biznesit.