Animacion
Animacion
Video Animacion
Videot janë lloji i përmbajtjes më të gjithanshme që ndërvepron me psikikën njerëzore. Ne, njerëzit, e perceptojmë informacionin nga video në nivel audio-viziv, kjo na jep një pamje më gjithëpërfshirëse të temës dhe një kuptim më të mirë të mesazhit kryesor që dëshirohet të përcillet.
Përdorimi i animacionit mund të ndihmojë një brand të përcjellë një mesazh të thjeshtë ose të shpjegojë koncepte komplekse në një mënyrë tërheqëse. Animacioni është shumë i gjithanshëm dhe mund të përfshihet në strategjinë tuaj të marketingut në shumë mënyra, nga shtimi i tij në faqen tuaj te internetit, tek një animacion i shkurtër i logos e deri tek teknikat më të reja të trendeve të animimeve.
Ekipi jonë i grafikëve mund tju ndihmojë të kuptoni më nga afër vlerën e produktit ose të shërbimit që ofrojmë. Për shembull, mund të tregojë se si të përdoret një veçori e animimeve ose t’u përgjigjet pyetjeve të zakonshme rreth këtij shërbimi.
Animacioni i Logos
Logot e animuara rrisin ndërgjegjësimin mbi brandin. Një nga funksionet më të rëndësishme të një logoje është promovimi i biznesit tuaj në mënyrë vizive. Kjo është një nga arsyet kryesore pse kompanitë zgjedhin të investojnë tek një logo e animuar. Logot e animuara kanë një efekt më të drejtpërdrejtë tek konsumatorët sesa logot statike. Konsumatorit mund t’i duhen disa ndërveprime për të perceptuar të gjithë elementët e një logoje statike, ndërkohë që një logo e animuar në shumicën e rasteve do të ngulitet menjëherë në memorien e tij.
Një animacion i logos i krijuar në mënyrë profesionale do të ndihmojë të krijoni një përshtypje të fortë dhe të qëndrueshme mbi brandin tuaj. Logot e animuara mund t’ju ndihmojnë të tërhiqni vëmendjen e klientëve tuaj që në sekondën e parë dhe t’i bëni ata të qëndrojnë me ju më gjatë.
Prezantoni biznesin tuaj me një logo të animuar që tërheq vëmendjen! Përdorni mjetet fleksibël të krijuesve tonë grafik për të krijuar animacione logosh që përshtaten më së miri me temën e biznesit tuaj.